Si e sheh Bibla Ligjin?
Imagjinonin një shoqëri e cila është në problematika të mëdha dhe që nuk ka rregulla dhe ligje për të vendosur rendin dhe sigurisht. Nuk ka kuptim që paqja dhe siguria të vendoset pa rregulla dhe ligje. Kohë më parë, Perëndia shkroi Ligjin e Tij në pllaka guri dhe na kërkon dhe kërkoi t’i bindemi Ligjit të Tij. Thyerja e Ligjit të Perëndisë, sjellë pasoja të këqija, por e kundërta, mbajtja e Ligjit siguron paqe dhe siguri. Duke pasur një rrezik mos zbatimi i Ligjit, mendoj se duhet të marrë kohë për t’i kushtuar rëndësi.
Është e rëndësishme që të bëjmë një ndarje midis Ligjit të Moisiut dhe Ligjit të Perëndisë. Sigurisht që Ligji i Mosiut është edhe i Perëndisë por ky u shkruajt nga Mosisiu ndërsa Dhjetë Urdhërimet janë shkruar nga doira e Perëndisë. Më poshtë do të shohim disa kontraste midis Ligjit të Mosiut dhe Dhjetë Urdhërimeve.
Ligji i Moisiut përmbante ligjin e përkohshëm, ceremonial të Dhiatës së Vjetër. Ai rregullonte priftërinë, flijimet, ritualet, ofertat e mishit dhe pijeve, etj., të cilat të gjitha parashikonin kryqin. Ky ligj u shtua “derisa të vijë Fara” dhe ajo farë ishte Krishti (Galatasve 3:16, 19). Rituali dhe ceremonia e ligjit të Moisiut tregonin për sakrificën e Krishtit. Kur Ai vdiq, ky ligj mori fund, por Dhjetë Urdhërimet (ligji i Perëndisë) “qëndrojnë të patundura përgjithmonë e përgjithmonë” (Psalmi 111:8). Që ka dy ligje është bërë e qartë në Daniel 9:10, 11.
“..dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë, për të ecur sipas ligjeve të tij, që na kishte vënë përpara me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve. Po, tërë Izraeli ka shkelur ligjin tënd, ka marrë rrugë të keqe për të mos iu bindur zërit tënd; prandaj ra mbi ne mallkimi dhe nëma e shkruar në ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, sepse kemi mëkatuar kundër tij.”
Tek pasazhi më sipër i Danielit 9:10-11 vihet re ndarja e Ligjit të Mosiut nga i Perëndisë.
Ka njerëz që besojnë se Dhjetë Urdhërimet janë dhënë vetëm në malin Sinai, por si do të kuptonte Jozefi ndërsa gruaja e Potifarit po e shtynte në tradhëti bashkëshortore? Zanafilla 39:9; Lexo gjithashtu; Zanafilla 4:7; 20:3-4; 42:18
1 Comment
Shumë bukur është thënë!