Largohuni nga unë ju të gjithë që keni kryer paudhësi

Largohuni nga unë ju të gjithë që keni kryer paudhësi.

Ky është një ndër pasazhet që shumë të krishterë i frikësohen dhe pse pak prej tyre pranojnë kuptimin e këtyre pasazheve, ose arrijnë të kuptojnë çka është Krishti duke thënë. Le t’i shohim pak këto vargje marrë nga Mateu 7:21-23

«Jo
kushdo që më thotë: “O Zot, o Zot!”, do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.
Atë ditë shumë veta do të më thonë: “O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në emrin tënd? A nuk dëbuam djajtë në emrin tënd? A nuk bëmë mrekulli në emrin tënd?”. Atëherë do t’u them: “Kurrë nuk ju kam njohur, largohuni nga unë, ju që keni bërë paudhësi”».  Mateu 7:21-23 AL

Janë vargje të fuqishme apo? Po, është e vërtetë, mgjth do të dëshiroja që në këtë tekst të lehtësoja zemrat e sinqerta por njëkohësisht të tregoja dhe disa të vërteta.

Është e rëndësishme të kuptojmë dy gjëra në këtë pasazh. 1.  Ç’është mëkati sipas Biblës? 2. Ç’do të thotë të mëkatosh?

1.Mëkati sipas Biblës është shkelja e Ligjit të Perëndisë. Për këtë pjesë ka disa pasazhe që e mbështesin. Së pari që na e tregon tekstualisht kështu është Gjoni në letrën e tij të parë kapitulli tre vargu katër. Ai shkruan kështu: Kush bën mëkat, shkel ligjin, sepse mëkati është shkelja e ligjit. Pali përfocon këtë ide duke thënë se Ligji na bën të njohur mëkatin. Rom 7:7.

2. Të mëkatosh…  Po të kisha ligësi në zemrën time, Zoti nuk do të më dëgjonte. Psalmet 66:18. Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme. Fjalët e Urta 28:9. Ndërsa libri i Zbulesës mbyllet duke thënë se jashtë janë të gjithë ata që e duan dhe e zbatojnë gënjeshtrën, pra mëkatin, paudhësinë. Zbulesa 22:15. Folja “duan” është përdorur në kuptimin e “dashurojnë”, pra ata që e dashurojnë, ruajnë, përqafojnë gënjeshtrën, paudhësinë.

Kjo vjen nga një qëndrim zemre të pa konvertuar dhe të pa penduar që e do paudhësinë dhe që gjen kënaqësi në të. Janë ata që i bëjnë ballë thirrjes për pendesë ndaj së mëkatuari. Janë ata që kundërshtojnë Frymën e Shenjtë ndërsa Ai ju thërret në zemër teksa përballën nën dritën e Fjalës së Perëndisë. Edhe njëherë, mëkat është shkelja e urdhërimeve të Perëndisë, e Ligjit të Tij.

Nëse Ligi i Perëndisë, çka i referohet dhjetë urdhërimeve të dhëna për shenjtërim të njeriut të Perëndshëm, refuzohen nga njeriu që thirret për t’i zbatuar ato, atëherë ky njeri nuk i beson Perëndisë i cili i ka urdhëruar ato, ose nuk e do Perëndinë. Pse them që nuk e beson? Sepse ato janë dhënë për të mirë të njeriut dhe është Perëndia Ai që do të shpërblejë gjithësecilini për veprën e tij/saj. Hebrenjtë 11:6 e mbyll pikërisht duke thënë “…se Ai është shpërblenjësi i të gjithë atyre që e kërkojnë Atë.” T’i shpërblejë për çfarë?

O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveçse të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd? Mikea 6:8

Pra për ta prëmbledhur: Zoti do të flakë të gjithë ata që e duan gënjeshtrën dhe paudhësinë. Ata që asnjëherë nuk zgjodhën t’i bindeshin thirrjes për pendesë. Ata që nuk ndryshuan udhët e tyre. Ata që bënë të keqen. Ata që nuk bënë drejtësinë dhe nuk u përulën para dorës së fuqishme të Perëndisë dhe Fjalës së Tij. Ata që e mbanin të ligën në zemrën e tyre dhe e përqafuan atë, e Perëndia nuk i dëgjoi lutjet e tyre dhe ato ishin të neveritshme para Tij.

Ulu diku në qetësi dhe medito duke i kërkuar Perëndisë të hetojë zemrën tënde ndërsa sheh veten tënde në pasqyrën e Ligjit të Perëndisë. Kërkoi Krishtit të të pastrojë zemrën dhe krijoi një zemër të pastër dhe kërkoi të të japë forcë për çdo ditë duke qëndruar në Fjalën e Tij e për t’u bërë çdo ditë i ngjashëm si Ai. Krishti u tundua si ti e si unë, por ndryshe nga ne, Ai nuk mëkatoi. Kështu, mëshira e Tij është e madhe dhe na kupton në dobësitë tona.

Zoti të bekoftë dhe qoftë ky shkrim ndihmues në udhëtimin tënd në këtë shtegtim drejt Mbretërisë së Përjetshme.


Share:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media

Most Popular

Përditësoi me të fundit

Abonohu për të marrë më të fundit nga ne

Asnjë email i padëshirueshëm. Veç informacione reth studimit

Categories

On Key

Related Posts

Skip to content