A shkoi Jezusi në ferr?

A shkoi Jezusi në ferr?

Tema: A shkoi Jezusi në ferr?

Teksti mbështetës: 1 Pjetrit 3:19: “…me anë të së cilës ai shkoi t’u predikojë frymërave që ishin në burg,..” ALB

Shumë njerëz, që nga studiues e deri tek njerëz të thjeshtë, mbështesin pohimin e kësaj pyetje pikërisht tek ky pasazh duke besuar se fjala e përdorur aty për burg, i referohet fjalës Ferr.

 Kjo fjalë në origjinal është si vijon: G5438 φυλακή – phulakē ku i referohet për burgim, roje ose vëzhgim. Kjo fjalë nuk ka asnjë lidhje me fjalën ferr apo hades në gjuhën e vjetër. Studimi vijon më tej duke e përforcuar atë me vargje nga Veprat e Apostujve 2:27; 2:31; 13:35

Vargu më përforcues i kësaj është Veprat 2:31 që thotë: “dhe, duke parashikuar këtë, foli për ringjalljen e Krishtit, duke thënë se shpirti i tij nuk do të lihej në Hades dhe se mishi i tij nuk do të shihte kalbjen.” ALBB. Versioni AL e ka sjellë në një përkthim më të mirë, thënë kështu: “’Duke e parashikuar këtë gjë, ai tha për ngjalljen e Krishtit: ai nuk u braktis në skëterrë dhe trupi i tij nuk e pa kalbjen. “. Duket se në këto pasazhe kemi një kontraditë, por është thjesht një përkthim ndryshe, por që flasin për të njëjtën gjë.

Fjala Hades, është e lidhur me fjalën Sheol. Kuptimi i fjalës Hades: Më parë i ësthë referuar si 1. Bota e nëndheshme. 2 Perëndia i të vdekurve. Më vonë si; varr, bota e nëndheshme, bota e të vdekurve. Nëse i bëjmë një etimologim të fjalës Hades me anë të Gjuhës Shqipe, ajo merr një kuptim shumë më të qartë duke e krahasuar me fjalën Sheol prej nga e ka edhe origjinën. E shohim: Hades ose Hadhes e ndajmë në dy rrokje si; ha dhe des. Të dyja këto fjalë në gjuhën Shqipe kanë kuptim. E para i referohet të ngrënit dhe tjetra dy kuptimeve. Vdekjes ose dheut. Kryesisht ajo shkon më së shumti për vdekjen. Pra në Shqip, ajo merr këtë kuptim: 1. E hëngri dheu ose 2. E hëngri vdekja. Etimologim i dytë shkon më shumë me fjalën Hades. Duke qenë se nuk kemi një etimologim më në rrënjë të kësaj fjale, atëherë Gjuha Shqipe na lejon një etimologim të tillë sipas Etimologjisë. 

Sheol: H7585 שְׁאֹל שְׁאוֹל – she’ôl    she’ôl: Kuptimi i saj sipas Fjalorit King James Dicitonary: Bota e të vdekurve, varr, gropë e thellë, ferr. Duke qenë se jemi në Dhjatën e Vjetër, Pjetri i është referuar kësaj profecie Psalmi 16:10. Duke qenë se jemi në Dhjatën e Vjetër, shkurtimisht do të përmendim se çfarë thotë Bibla rreth vdekjes? (Për më shumë lexoni artikullin “Çfarë ndodh pas vdekjes?”

Më duhet të përmend këtë temë sepse ka shumë mendime të ndryshme midis të krishterëve çka e bën të vështirë zgjidhjen e çështje që po shkurjamë. Duke e parë në këndvështrimi e duhur, marrim një përgjigje më të qartë në lidhje me këtë temë.

Në shumë vargje Biblike është vënë re termi “fjeti” kur është dashur t’i referohen vdekjes. Kjo nuk është thënë pa arsye. Nëse lexoni librin e Mbretërve, aty vihet re se për çdo person që vdes, autori thotë: “…e zuri gjumi…”. Sigurisht që fjala në origjinal mund të ketë kuptime të ndryshme si: ra, fjeti, u shtri, etj. Por konteksti është për “fjetjen në konceptin e vdekjes”. Po kështu edhe Luka teksa tregon fundin e Stefanit tek Veprat 7, ai thotë: “fjeti”. Po kështu, edhe Jezusi tek Gjoni 11:11 për vdekjen e Llazarit thotë se kishte fjetur edhe dergjej katër ditë i vdekur në varr. Ka shumë pasazhe të tjera si këto ku Bibla i referohet vdekjes si fjetje.

Një shembull tjetër i qartë është Gjoni 5:28-29, ku Jezusi qartësisht e thotë se “ata që janë në varre” dhe jo ata që janë në qiell, apo ata që janë në ferr, apo ata që janë diku tjetër. Por të gjithë ata që janë në varre do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë.  Jezusi nuk po ju referohet një grupi të caktuar, por të gjithëve që janë në varre. Kjo tregon për profecinë që Pali thotë tek 1 Selanikasve 4:16-17. Gjithashtu ringjalljes përfundimtare për profecinë e Danielit: Danieli 12:2. Etj. Predikuesit 9:5,10 e thotë qartësisht për të vdekurin dhe gjendjen e tyre. Lexo: Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë; për ta nuk ka më asnjë shpërblim, sepse kujtimi i tyre harrohet. Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde, sepse në Sheol ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri.

Shumë njerëz mund ta ndajnë qenien e Krishtit në dy personazhe, shpirt dhe trup bazuar në Psalmin 16:10. Aty përmendet vetëm fjala Shpirt dhe i Shenjti Yt, por nuk bën një ndarje midis shpirtit dhe trupit. Duket sikur i quan të pandarë. Çfarë do të thotë fjala Shpirt në Hebraisht?

נֶפֶשׁ – nephesh: Kodi i fjalës H5315. Sipas Fjalorit King James Dictionary, kjo fjalë i referohet për qenësinë e dikujt. Krijesë e gjallë, qenie e gjallë, mendim, dëshira, ndjenja, etj. Kjo fjalë është përdorur tek Zanafilla 2:7 kur Zoti fryu në vrimat e hundës së njeriut dhe ai u bë një qenie e gjallë. Pra fjala nefesh, i referohet qenies së gjallë me gjithë kapacitetin mendor dhe çdo gjë që e përbën atë. 

Kur Psalmisit flet rreth profecisë, ai i referohet shpirtit si trupi, të gjithë qenies së Krishtit i cili nuk do të lihet në varr, apo gropë. Varret dikur nuk ishin si varret që kemi sot. Vihet re qartësisht se Krishti nuk shkoi në ferr në konceptin e krijuar sot për ferri me flakët e zjarri që konsumon dhe djeg, i Cili shkoi për të çliruar ata që “janë tashmë në ferr” burg. Një pyetje lind: “Nëse njerëzit pasi vdisnin shkonin në ferr, atëherë për çfarë do të nevojitet gjykimi përfundimtar? Pra, Krishti nuk shkoi në një ferr, aty ku ka kërcëllim dhëmbësh, zjarr, etj. Ai thjesht pushoi në varr nga puna shpenguese. Ai duhet të vdiste si një qenie njerëzore në mënyrë që të arrihej shpengimi dhe paguhej çmimi për mëkatin.

Kujt i predikoi Krishti në burg? 1 Pjetrit 3:19

Pasi kemi marrë kuptimin e asaj se çfarë ndodh me Krishtin pas vdekjes së Tij, është e rëndësishme që tani të marrim kuptimi e burgut dhe kujt në të vërtetë po i referohet Pjetrit. Përkthimi AL e sjellë mirë vargun 19 duke thënë se ishte Shpirti i Shenjtë Ai që e ringjalli prej së vdekurish dhe po ashtu, me anë të Shpirtit të Shenjtë, Jezusi ishte duke bindur njerëzit para përmbytjes së madhe të cilët ishin në burg. Bibla ju referohet atyre që nuk e kanë gjetur Zotin, si të burgosur në terr. Isaia 42:7; Psalmi 142:8; 146:7; Gjoni 1:4-6,8-10

Ky pasazh tek Pjetri më sjellë ndërmend Zanafillën 6:3, ku Perëndia thotë se Fryma e Tij nuk do të hakërrehet, luftojë më me ata njerëz ku zemra e tyre është mbushur plot me dhunë. Ata janë të burgosur në robërinë e tyre. Ata nuk arrijnë të shpëtohen dhe çlirohen por shpëtuan vetëm tetë vetë, ashtu siç edhe Pjetri vazhdon historinë.

Të burgosurit nuk ishin gjë tjetër veçse të burgosurit në mëkat dhe paudhësi të cilët nuk pranuan udhëheqësinë e Perëndisë. Pra Shpirti i Perëndisë ishte me Krishtin në kohën para përmbytjes duke ju bërë thirrje njerëzve për pendim dhe Shpirt i Shenjtë ishte po Ky që ringjalli Krishtin prej së vdekurish. Pjetri është duke theksuar nevojën për pendim dhe përmbytja ishte një simbolikë pagëzimi e cila na tregon se ne duhet të lëmë jetesën në botën e vjetër dhe të kthehemi në rrugën e Shpëtimit. Gjithashtu, ai po thekson se është po i njejti Perëndi i Cili ishte në kohën para përmbytjes dhe është duke bërë po të njejtën thirrje edhe sot. 

Më poshtë po ju lë një interpretim i dhënë nga Adam Klark. Komentues i shekullit XVIII-XIX

Ai thotë në fund se në të gjithë stumin që kam kryer, nuk kam parë asnjë pasazh që të më thotë se Krishti shkoi në ferr për t’u predikuar atyre që ishin atje dhe t’i çlirojë ata e t’i marrë në parajsë. Ky është thjesht një mësim i Kishës Katolike për të vërtetuar ferri dhe bindur për purgatorin. 

Me të cilin – Shpirti, energjia dhe autoriteti i tij hyjnor.

Ai shkoi dhe predikoi – Me shërbimin e Noeut, njëqind e njëzet vjet.

Shpirtrave në burg – Banorët e botës para përmbytjes, të cilët, duke qenë të pabindur dhe të dënuar për shkeljet më flagrante kundër Zotit, u dënuan me shkatërrim nga ligji i tij i drejtë. Por dënimi i tyre u vonua për të parë nëse do të pendoheshin; dhe shpirtgjerësia e Perëndisë priti njëqind e njëzet vjet, të cilat iu dhanë atyre për këtë qëllim; kohë gjatë së cilës, si kriminelë të gjykuar dhe të dënuar, ata përfaqësohen si në burg – të ndaluar nën arrestimin e drejtësisë hyjnore, e cila priste ose pendimin e tyre ose mbarimin e afatit, që të mund të jepej dënimi i shqiptuar. Kam besuar prej kohësh se kuptimi i këtij pasazhi të vështirë, dhe asnjë tjetër që kam parë nuk është kaq në përputhje me të gjithë hapësirën e vendit. Që Fryma e Perëndisë u përpoq, i dënoi dhe qortoi para përmbytjes, është e qartë nga Zanafilla 6:3: Shpirti im nuk do të luftojë gjithmonë me njeriun, përderisa ai është mish; por ditët e tij do të jenë njëqind e njëzet vjet. Dhe ishte me anë të këtij Shpirti që Noeu u bë një predikues i drejtësisë dhe e dënoi atë botë të paperëndishme, Heb_11:7, e cila nuk do të besonte derisa zemërimi – ndëshkimi hyjnor, t’i godasë deri në fund. Fjala πνευμασι, shpirtra, supozohet ta bëjë këtë pikëpamje të temës të pamundur, sepse kjo duhet të nënkuptojë shpirtra të patrupëzuar; por kjo sigurisht nuk pason, sepse shpirtrat e njerëzve të drejtë të përsosur, Heb_12:23, sigurisht që do të thotë njerëz të drejtë dhe njerëz ende në Kishë militantë; dhe Ati i shpirtrave, Heb_12:9, do të thotë njerëz ende në trup; dhe Perëndia i shpirtrave të çdo mishi, Num_16:22; Num_27:16, nuk do të thotë burra që nuk janë në gjendje pa trup.

Por edhe mbi këtë fjalë ka disa lexime të ndryshme; disa nga MSS greke. lexoni πνευματι, në frymë, dhe një Πνευματι Ἁγιῳ, në Frymën e Shenjtë. Kam para meje një nga botimet e para, në mos të parët të Biblës Latine; dhe në të vargu qëndron kështu: In quo et hiis, qui in carcere erant, Spiritualiter veniens praedicavit; “me anë të së cilës ai erdhi shpirtërisht dhe u predikoi atyre që ishin në burg”.

Në dy MSS shumë të lashta. i Vulgatës përpara meje, klauzola është kështu: In quo et his qui in carcere erant Spiritu venient praedicavit; “në të cilën, duke ardhur nga Fryma, u predikoi atyre që ishin në burg.” Ky është leximi edhe në Polyglot Complutensian.

Një tjetër MS e lashtë. në zotërimin tim i kam fjalët gati si në kopjen e shtypur: In quo et hiis qui in carcere Përfundimisht Spiritualiter veniens praedicavit; “në të cilën, duke ardhur shpirtërisht, u predikoi atyre që ishin të mbyllur në burg.”

Një tjetër MS., shkruar rreth a.d. 1370, është e njëjtë me kopjen e shtypur.

Vulgata e zakonshme e shtypur është e ndryshme nga të gjitha këto dhe nga të gjitha MSS. të Vulgatës, të cilën e kam parë duke lexuar spiritibus, “për shpirtrat”.

Në MS-në time të vjetër. Bibla, e cila përmban përkthimin e parë në anglisht të bërë ndonjëherë, klauzola është si vijon: Në cilin send dhe për të gjithë ata që ishin të mbyllur togyder në burg, hi commynge in Spirit, prechide. Kopja nga e cila është marrë ky përkthim, me sa duket lexonte përfundimin erdnt, me një nga MSS. cituar më sipër, siç dëshmon closid togyder.

I kam cituar të gjitha këto autoritete nga kopjet më autentike dhe më të sakta të Vulgatës, për të treguar se prej tyre nuk ka asnjë bazë për të besuar se teksti flet për shkuarjen e Krishtit në ferr për t’u predikuar ungjillin të mallkuarve, ose për shkuarjen e tij në ferr. një vend i shtirur ku mbaheshin shpirtrat e patriarkëve, të cilëve ai u predikoi dhe të cilët i shpëtoi nga ai vend dhe i mori me vete në parajsë, të cilën Kisha Romish e mban si një nen besimi.

Ndonëse Calmeti i matur e mban këtë mendim me Kishën e tij, ai nuk mund ta konsiderojë tekstin e Shën Pjetrit si provë të tij. Unë do të parashtroj fjalët e tij: Le sentiment qui veut que Jezu Krishti soit descendu aux enfers, pour annoncer sa venue aux anciens patriarches, et pour les tirer de cette espece de burg, ou ils Pattendoient si long tems, est indubitable; et nous le regardons comme un article de notre foi: mais on peut douter que ce soit le sens de Saint Pierre en cet endroit. “Mendimi që thotë se Jezu Krishti zbriti në ferr, për të njoftuar ardhjen e tij te patriarkët e lashtë dhe për t’i çliruar ata nga ajo lloj burgu, ku ata e kishin pritur kaq shumë, është i pakundërshtueshëm; dhe ne (katolikët) e konsiderojmë atë si një nen të besimit tonë, por mund të dyshojmë nëse ky është kuptimi i Shën Pjetrit në këtë vend”. Disa mendojnë se i gjithë pasazhi vlen për predikimin e Ungjillit te johebrenjtë; por interpretimi i dhënë më sipër më duket, pas shqyrtimit më të plotë, si më konsistenti dhe më racionali, siç e kam vërejtur tashmë.

Shpresoj se ky shkrim ju ka qartësuar mendimet dhe nëse mendoni se është i dobishëm edhe për të tjerë, ju lutem shpërndajeni.

Share:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media

Most Popular

Përditësoi me të fundit

Abonohu për të marrë më të fundit nga ne

Asnjë email i padëshirueshëm. Veç informacione reth studimit

Categories

On Key

Related Posts

Skip to content