Ardhja e Krishtit – Pyetje Përgjigje – Mat 24

1. A do të vijë në heshtje?

Jo! 1Th 4:16 sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; Jer 25:30 "Prandaj profetizo kundër tyre tërë këto gjëra dhe u thuaj atyre: Zoti vrumbullon që lart dhe bën që të dëgjohet zëri i tij nga banesa e tij e shenjtë; ai do të vrumbullojë me forcë kundër vathës Psa 50:3 Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.

2. Çfarë evidencash të tjera do të shoqërojnë ardhjen e Krishtit?

Termete të shumta dhe fatkeqësi të mëdha natyrore duke u shtuar

3. Kush do e shohë Kthimi e Krishtit?

Mat 24:30 Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe. Rev 1:7 Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen.

4. Kush do të jetë me Krishtin kur Ai të vijë? Mat 25:31

"Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.

5. Çfarë do të bëj shkëlqimi i Krishtit të pabesëve?

2Th 1:7 kurse juve, të munduarve, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet, në një zjarr flakërues, për t'u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. 2Th 2:8 Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.

6. Çfarë do të ndodhë me të drejtët në ardhjen e Krishtit?

1Th 4:16 sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;

7. Në këtë pikë, çfarë do të n dodhë me ata të shenjtë që janë gjallë dhe ata që u ringjallën?

1Co 15:52,53 sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi, sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.

8. Pas ndryshimit, çfarë do të ndodhë me të drejtët?

1Th 4:17 pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.

9. Çfarë paralajmërimi Solem na dha Krishti?

Mat 24:5 Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz. Mat 24:24 Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Mat 24:26 Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.

10. Çfarë do të pengojë të drejtët të mashtrohen?

Isa 8:20 Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se nuk flasin në këtë mënyrë, kjo do të thotë se nuk ka dritë në ta. Psa 119:105 Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.

11. A është e sigurt të shkosh e të shohësh një profet të rremë?

Isa 8:20 Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se nuk flasin në këtë mënyrë, kjo do të thotë se nuk ka dritë në ta. Psa 119:105 Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.

12. Çfarë mund të dijmë për ditën dhe orën e kthimit të Krishtit?

Mat 24:36 Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s'e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.

13. Por a mund se a është afër?

Mat 24:33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

14. Çfarë do të bëjnë engjëjt në ardhjen e dytë të Krishtit?

Mat 24:31 Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.

15. Duke qenë se jetojmë në kohëra para ardhje së Krishtit si mund ne të mos e humbasin?

Mat 24:44 Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni".

16. Si njerëzit do të shpërblehen në ardhjen e Jezusit?

Rev 22:12 Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t'i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.

17. Çfarë do të thonë mëkatarët atë ditë kur Krishti të vijë?

Rev 6:15-17 Dhe mbretërit e dheut, dhe të mëdhenjtë, dhe të pasurit, dhe komandantët, dhe të fuqishmit, dhe çdo skllav e çdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve, dhe u thoshnin maleve dhe shkëmbinjve: "Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij që rri mbi fron dhe nga zemërimi i Qengjit, sepse erdhi dita e madhe e zemërimit së tij; dhe kush mund të qëndrojë?".

18. Çfarë do të thonë të drejtët kur Krishti të shfaqet?

Isa 25:9 Atë ditë do të thuhet: "Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!".

19. Cili është qëllimi kryesor i Kthimit të Krishtit?

Gjoni 14:3... do të kthehem dhe do t'ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.

Share:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media

Most Popular

Përditësoi me të fundit

Abonohu për të marrë më të fundit nga ne

Asnjë email i padëshirueshëm. Veç informacione reth studimit

Categories

On Key

Related Posts

Skip to content