Cili është përkufizimi i Zotit për mëkatin

Shumë njerëz kanë mendim jo shumë të saktë rreth mëkatit edhe pse kjo temë flitet tej mase nëpër kisha dhe në shumë biseda të përditshme. Megjithatë, shumë njerëz thellë brenda vetes, edhe pse në mënyrë të mjegullt, arrijnë të kuptojnë këtë ççështje pasi kjo është mbjellë në zemrat e njeriut që kur Perëndia e krijoi. Po çfarë është mëkati sipas kuptimit të Fjalës së Zotit. Si i përgjigjet Bibla kësaj pyetje. Mëkat është shkelja e Ligjit. 1 Gjon 3:4, Numrat 15:31, Jakobi 2:9-11, 1 Gjonit 5:17 Mëkati është thyerja e Ligjit, Dhjetë Urdhërimeve të Perëndisë. Ligji i Perëndisë është i përsosur (Psalmi 19:7) dhe parimet e tij përfshijnë çdo mëkat të imagjinueshëm. Urdhërimet përfshijnë “të gjithë njeriun [të gjithë detyrën e njeriut]” (Kuvendari 12:13). Asgjë nuk është lënë jashtë. Pali shkruan dhe thotë se pa apsur Ligjin nuk mund të identifikojmë mëkatin. Romaktë 7:7-10 ‘Ç’të themi, pra? A është ligji mëkat? Larg qoftë! Mirëpo nëse nuk do të ishte ligji, unë nuk do ta kisha njohur mëkatin. Unë nuk do ta kisha njohur lakminë nëse ligji nuk do të thoshte: mos lakmo! Por duke marrë shkas prej urdhërimit, mëkati bëri që të lindin brenda meje gjithfarë lakmish. Pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligjin, por kur u dha urdhërimi i këtij ligji, mëkati mori jetë ‘

Share:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media

Most Popular

Përditësoi me të fundit

Abonohu për të marrë më të fundit nga ne

Asnjë email i padëshirueshëm. Veç informacione reth studimit

Categories

On Key

Related Posts

Skip to content